“A do ta heqësh qafe si njeri?”/ Flori Mumajesi publikon audiopërgjimin, dallohen fjalët e Elvana Gjatës

Flori Mumajesi, edhe pse ‘i zhdukur’ nga jeta publike prej kohësh, po përpiqet të transmetojë disa mesazhe. Për hir të së vërtetës janë ende të pa deshifrueshme. Megjithatë diçka mund të kemi kuptuar prej tyre. Para pak kohësh ai nxori një story në Instagram, ku në sfondin e këngës ‘Pa jetë’, shkruante ‘Tani, në jetë’, duke dhënë shenja për një ‘rigjallërim’ të tij.
Ndërsa para pak orësh kantautori ka bërë një postim në “Instastory”, në një errësirë totale.
Mumajesi ka publikuar një audio që duket si një audiopërgjim, ku dëgjohet edhe zëri i këngëtares Elvana Gjata.
“A do ta heqësh qafe si njeri apo e do…në jetën tënde, thuaj të drejtën tani”, thotë Elvana Gjata.
Ndërkohë që Flori përgjigjet: “S’e di”.
“Si mund të t’dojë dikush ty nuk e di, kur ti e hedh në plehra atë dashuri”, vijon audio me pjesën nga kënga e Florit, “Pa jetë”. (Të gjithë e dinë se kjo këngë u bë kur Soni Malaj, asokohe e lidhur me Florin, mësoi për tradhtinë e këtij të fundit me Elvanën dhe hoqi fëmijën që priste nga këngëtari).
Më pas Flori dëgjohet teksa thotë: “Historinë nuk e bën dot vetë”.
E gjithë kjo mbyllet me një kor fëmijësh që këndojnë po një pjesë nga këngë e artistit:
“Për mua ngushëllim nuk mund të ketë…”.
Mos ndoshta Flori do të heqë këtë peshë nga ndërgjegja dhe pataj të kthehet? Apo mesazhet e tij janë ende një mister që ia kalojnë edhe ‘Kodit të Da Vincit”? /Pamfleti