Life Style

Pak javë pas ditëlindjes, ndërron jetë gjyshja më e famshme e Instagram-it 

Helen Van Winkle, gjyshja më e famshme e Instagram-it ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

Stër-stërmbesa e saj postoi në llogarinë e Baddie Winkle me mbi 3 milionë ndjekës duke shkruar se “një epokë mori fund”.

Vetëm gjashtë javë më parë, gjyshja kishte ndarë disa foto nga festa e ditëlindjes. Njoftimi i saj i vdekjes gjithashtu u përshtat me personalitetin e saj shumëngjyrësh pasi gjyshja shfaqej me një bluzë me shkrimin “Bad Mother F**ker” dhe një lule.

18 korrik 1928 – 4 shtator 2025”, shkruhej krah fotos. “Stër-stërgjyshja ime Helen Ruth Elam Vanwinkle vallëzoi drejt parajsës. Ajo ishte lumturi, rebelim dhe butësi. Kurora është e përjtshme, dashuria e saj në shumë mbretëri do të jetojë përgjithmonë. Kjo s’është lamturmirë, kjo është një shihemi më vonë superylli im.”

Mes ndjekësve që shprehën keqardhjen dhe ngushëllimet e tyre, ishte edhe Paris Hilton. “Ajo ishte ikonike”, shkroi trashëgimtarja e famshme.

Van Winkle arriti të grumbullonte shumë fansa në rrjetet sociale duke treguar se mosha nuk do të thotë se duhet të rritesh. Ajo madje u ngjit në skenën e Coachella në vitin 2019 duke kënduar “High Horse” krah Kacey Musgraves.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button