Life Style

Më falni, mos Selvija i hodhi (sërish) një thumb Shpat Kasapit?

Selvije Jao, ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit, ka bërë një bisedë virtuale me pyetje dhe përgjigje në Instagram, me ndjekësit e saj. Në një prej Instastories të publikuar, dikush e pyet lidhur me tradhtinë dhe Selvija i përshkruan një tjetër formë të tradhtisë, e cila për të është më e rëndë sesa ajo “klasikja”.

“Ka partnerë që duan vetëm të krijojnë familje pa marrë asnjë përgjegjësi. Duan një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Duan fëmijë vetëm për t’u bërë foto e jo për t’i dhënë atë që u takon fëmijës dhe gruas. Këtë e quaj tradhti më të madhe sesa tradhtia klasike”, u shpreh ajo.

Më tej, shtoi:

“Nuk ka tradhti më të madhe se sa të hysh në një marrëdhënie me papërgjegjësi dhe të të interesojë vetëm vetja jote!”.

Më falni, mos Selvija i hodhi (sërish) një thumb Shpat Kasapit?

Megjithëse, dukshëm, Selvija nuk përmendi asnjë emër, sërish mund të jetë një kunjë ndaj Shpatit, ose edhe thjesht opinioni i saj mbi këtë çështje.

Rikujtojmë se Selvija dhe Shpati u divorcuan dhe ka pasur disa reagime dhe thumbime mes tyre nëpër Instagram. Ata kanë edhe një djalë të vogël, Roelin.

Shpati, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova konfirmoi ndarjen, duke u shprehur: “Unë me Selvijen nuk jemi më bashkë, jemi shokë të mirë por nuk jemi bashkë, rrimë për hatër të djalit”.

Më falni, mos Selvija i hodhi (sërish) një thumb Shpat Kasapit?

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button