Shëndet

Kujdes virozat e shtatorit/ Mjekët paralajmërojnë: Shoqërohen me temperaturë, kollë, të vjella e diarre

Ditët e para të vjeshtës kanë shënuar një rritje të ndjeshme të rasteve me viroza, kryesisht tek fëmijët dhe të moshuarit. Mjekët theksojnë se situata nuk është alarmante, por rekomandojnë kujdes të shtuar dhe kontroll mjekësor nëse simptomat zgjasin disa ditë rresht.

Në qendrat shëndetësore të vendit është vënë re një rritje e ndjeshme e rasteve me viroza, që prekin kryesisht fëmijët dhe të moshuarit.

Mjekja Fabiola Gjonaj, në Tiranë, shpjegon se po dominojnë infeksionet virale dhe ato gastrointestinale, të cilat shfaqen me simptoma si temperaturë, kollë, të vjella dhe diarre.

Në një intervistë televizive, ajo thekson se megjithëse nuk bëhet fjalë për një situatë alarmante, ndjeshmëria e këtyre grupeve e bën të domosdoshëm kujdesin e shtuar.

Sipas mjekëve, kjo periudhë është më e rrezikshme për organizmin për shkak të ndryshimeve të temperaturës dhe uljes së imunitetit, ndaj këshillohet vigjilencë dhe trajtim i shpejtë për të shmangur komplikacione që mund të vijnë nga vonesa në kurim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button