Vendi

‘Nuk kishte asnjë konflikt, e vr*në pa asnjë arsye’/ Motra e Kristian Kolës: Dyshoj se policia është e implikuar

Mariza Kola, motra e 34-vjeçarit Kristian Kola, i cili u qëllua për vdekje në qendër të Shkodrës, ditën e sotme rreth ngjarjes së rëndë. Në një deklaratë të dhënë së fundmi, ajo shprehet e prekur se vëllai i saj nuk kishte asnjë precedent penal dhe ishte një person i qetë, pa konflikte apo armiqësi me askënd.

“Më morën në telefon, më thanë vëllain tënd e kanë vrarë. Më kanë marrë nga shoqëria, jo familjarët fillimisht. Vëllai s’ka qenë me precedent penal. Kanë punuar në ndërtim dhe nuk është marrë kurrë me gjë tjetër. Asnjëherë s’ka pasur as konflikt, as hasmëri me kërkënd.”– tregon Mariza Kola

Ajo tha po ashtu se i ati nuk është lejuar të shohë trupin e vëllait kur u transportua, ndërsa ambulanca ka vonuar rreth një orë për të mbërritur në vendin e ngjarjes.

Është punë e policisë të gjejë autorët dhe të zbardhë çfarë ka ndodhur. Por unë dyshoj që policia është e implikuar në këtë krim. Dua vetëm drejtësi.”– përfundon ajo.

Më herët sot policia ka gjetur të djegur dhe motorin e autorëve të dyshuar të ngjarjes, të cilët ende nuk janë identifikuar apo lokalizuar. Motomjetit pritet t’i bëhet ekspertiza për të gjetur prova të mundshme të autorëve të cilët dyshohet se janë ndihmuar edhe nga një person tjetër. 

Dy autorët e kanë qëlluar për vdekje me 8 plumba të riun jashtë lokalit ku po pinte kafe, me një armë me silenciator. Vrasësi dyshohet se ka qenë profesionist, duke mos gabuar shënjestrën dhe lëvizjet e tyre tregojnë për një studim të gjatë objektivit. Ndërkohë, shkaqet e ngjarjes ende mbeten mister. 

Para afro një viti e gjysmë viktima ka pasur një konflikt për motive të dobëta por atë konflikt e ka mbyllur dhe nuk qëndron si pistë hetimore për policinë. Ndërsa 34 vjeçari ka qenë dy herë për periudha të shkurta jashtë Shqipërisë por as atje nuk raportohet për përfshirjen e tij në ndonjë konflikt të mundshëm. Nga ana tjetër 34-vjeçari nuk ishte person me precedent penal, dhe nuk kishte konflikte. Kola së bashku me babain e tij kishin një kompani ndërtimi, dhe punonin së bashku

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button