Sport

Luis Enrique aksidentohet me biçikletë, dërgohet me urgjencë në spital

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, ka pësuar një aksident me biçikletë të premten dhe është dërguar në urgjencë për një ndërhyrje kirurgjikale për një klavikul të thyer.

Lajmin e bëri të ditur klubi francez në rrjetet sociale. PSG nuk specifikoi në deklaratën e saj se sa kohë trajneri spanjoll do të jetë i padisponueshëm.

Ekipi francez do të kthehet në aksion të dielën, më 14 shtator, kundër Lens, në javën e katërt të kampionatit francez.

Pasi pësoi një aksident me biçikletë këtë të premte, trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique, u dërgua në urgjencë dhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për një klavikul të thyer. Paris Saint-Germain shpreh mbështetjen e plotë për Luis Enrique dhe i uron atij shërim të shpejtë. Klubi do të japë më shumë informacion së shpejti”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga PSG.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button