Lista befasuese/ VIP-at që nuk lejohen të blejnë më Ferrari e Bugatt

Markat e supermakinave nuk shiten thjesht me para, ato ruajnë me fanatizëm imazhin e tyre ekskluziv dhe shpesh ‘ndëshkojnë’ edhe yje botërorë që nuk respektojnë rregullat e pashkruara.
Blacklist’ e Bugattit
Tom Cruise
Që prej premierës së Mission: Impossible III në vitin 2006, Tom Cruise është i padëshiruar nga Bugatti. Aktori i famshëm u shfaq me një Bugatti Veyron të ri, por nuk arriti të hapte derën e pasagjerit përpara kamerave në tapetin e kuq – një moment që u bë viral dhe dëmtoi imazhin e markës. Që nga ajo ditë, Cruise nuk mund të blejë më modele të reja Bugatti.
Blacklist’ e Ferrarit
Ferrari është marka më e rreptë kur bëhet fjalë për pronarët e saj. Modele si LaFerrari, Monza apo Daytona SP3 shiten vetëm për klientë të përzgjedhur dhe çdo shkelje ndëshkohet menjëherë.
Justin Bieber – i përjashtuar pasi pikturoi Ferrari 458 me ngjyrë blu elektrik dhe e nxori në ankand.
Floyd Mayweather – i penalizuar për blerje dhe shitje të shpeshta, pasi Ferrari nuk e pëlqen tregtinë e shpejtë të makinave të saj.
Tyga – reperi u përjashtua për shkak të vonesave në pagesa dhe modifikimeve jo të miratuara.
50 Cent – sipas thashethemeve, Ferrari nuk i shet më për shkak të modifikimeve të makinave dhe përdorimit të tyre në mënyrë që dëmton imazhin e luksit.
Rregullat e pashkruara të Ferrari
Nuk lejohet modifikimi i makinës në forma të çuditshme.
Nuk duhet ta shesësh shumë shpejt pas blerjes.
Nuk duhet ta përdorësh për ‘publicity stunt’ që dëmton imazhin e markës.
Ferrari dhe Bugatti e bëjnë të qartë: paraja nuk mjafton për të qenë pjesë e elitës së tyre automobilistike, respekti për imazhin është mbi gjithçka.