“Jam motra nga babai e Feros”/ Përshkallëzohet konflikti mes Arbenitës e Feros, akuzat e rënda: Ti vrave babain tënd!

Konflikti dhe akuzat virtuale mes Arbenitës dhe Feros kanë kaluar çdo imagjinatë. Tani nuk janë më vetëm reperi dhe modelja që sulmojnë njëri-tjetrin, duke ‘harruar’ që një ditë vajza e tyre (për të cilën po bëhet e gjithë ‘lufta’) do i mësojë të tilla gjëra, por edhe komente të ndjekësve të tyre. Shumë prej ndjekësve u japin informacione (nuk dihet vërtetësia) secilës palë dhe fjalët janë shumë të rënda.
Një ndjekëse anonime i ka shkruar Arbenitës, duke zbuluar se në fakt ajo ishte vajza biologjike e babait të Feros, pra motra e tij, që nuk e ka takuar kurrë.
Ajo pretendon se babai i reperit kishte bërë të njëjtën gjë me nënën e saj, duke e trajtuar keq dhe duke përsëritur ciklin e traumës që më pas Fero, sipas akuzave të Arbenitës, e kishte ushtruar edhe ndaj saj.
Mesazhi i saj i plotë drejtuar Arbenitës ishte: “Babai i tij është babai im biologjik. Ai i bëri të njëjtën gjë nënës sime atëherë. Fiks të njëjtat gjëra. Unë nuk e kam takuar kurrë Fero-n dhe as babain tim biologjik. Mamaja ime më tregoi gjithçka dhe jam krenare që ajo luftoi kaq shumë për mua. Ji e fortë dhe lufto edhe ti për veten dhe vajzën tënde. Të them vetëm këtë dhe të uroj forcë, sepse të kam ndjekur prej kohësh.”
Arbenita e publikoi këtë mesazh me komentin: Si babai, ashtu edhe i biri. Fatkeqësisht disa njerëz nuk janë mjaftueshëm të fortë për të thyer traumën që u jep familja. Një familje vërtet e sëmurë…”
Menjëherë ka reaguar edhe Fero duke sulmuar ashpër nënën e vajzës së tij dhe duke shkuar deri aty sa ta akuzonte për vrasjen e babait, edhe ky një informacion i ardhur nga një ndjekës, në rastin konkret i Feros. Ndjekësi i shkruan Feros:
“Feronit, unë Arbenitën e ka mish-komshie. Nëse kjo flet për familjen tënde dhe qesh, thashe të të tregoj se i ndjeri babai i Arbenitës nuk ka folur me të dhe asnjë prej motrave të saj, vllezërit e vet prej shumë kohësh. Arbenitës nuk if let askujt, përndryshe e gjithë Kumanova thonë që ka dal Arbenita dhe ka vrarë babain e vet (prej stresit që i ka shkaktuar). Besomë që ka shumë gjëra që nuk do kisha preferuar t’i thoja, sepse ndihem keq, për arsye se i njoh dy vëllezërit e saj, por e di e gjithë Kumanova se kush është Arbenita. Të uroj suksese ty dhe inshallah të ndihmon Zoti të kalosh këtë gjë. Do preferoja të ma fshihje emrin, nëse vendos ta publikosh.”, përfundon mesazhi i ndjekësit, i cili shoqërohet me fjalinë e Feros:
“Ti e vrave babain tënd. Më vjen keq për ty, por më shumë për babain tënd.”

Por këtë postim reperi e ka fshirë pak më vonë. Fatkeqësisht, postimi u mor nga mediat dhe doli ‘në dritë’. Nëse këto mesazhe provohen të jenë të vërteta, atëherë situata mes të dyve është vërtet e rëndë.