Veliaj në burg/ A do të ketë zgjedhje të parakohshme në bashkinë Tiranë? Rama: Nuk e di, kam kërkuar opinione se si duhet trajtuar kjo gjë

Kryeministri Edi Rama është pyetur sonte për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në bashkinë e Tiranës, për shkak se kryebashkiaku Erion Veliaj është i burgosur.
Rama tha se ende nuk e ka një ide se çfarë do të ndodhë, ndërsa shtoi se ka kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar çështja.
Pjesë nga intervista:
Pyetje A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryetar i bashkisë së Tiranë?
Rama: Nuk e di këtë do ta shohim në vijim, nuk e di.
Pyetje: Pra do të jetë zgjedhje të parakohshme në Tiranë, apo do të prisni derisa Gjykata të marri një vendim të formës së prerë?
Rama: Nuk e di. Unë kam kërkuar që të shikojë një sërë opinionesh për të kuptuar se si duhet trajtuar kjo gjë./OraNews