Bota

Tragjike/ Portieri pret penalltinë dhe në momentin e gëzimit ndërron jetë 

Një moment tragjik u regjistrua në Brazil, gjatë një ndeshje në futsallë, mes Sind Moto dhe FBV Futsal. 

Portieri Edson dha frymën e fundit vetëm pak sekonda pasi shkëlqeu me pritjen e një penalltie.

Pasi ndali penalltinë, portieri u ngrit në këmbë, shkoi të festonte me shokët e ekipit dhe u rrëzua në tokë, duke ndërruar jetë.

Shokët e skuadrës dhe kundërshtarët e kuptuan menjëherë se diçka serioze kishte ndodhur dhe nxituan drejt tij.

Ata kërkuan ndihmë mjekësore, e cila mbërriti shpejt. Pasi mori ndihmën e parë, ai u dërgua me urgjencë në spitalin e qytetit, por për fat të keq nuk mundi të mbijetonte duke ndërruar jetë. 

Deklarata zyrtare: 

“Me trishtim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Antônio Edson dos Santos Sousa, një atlet që shënoi karrierën e tij me përkushtim, talent dhe frymë ekipi. Jo vetëm për lojtarin shembullor që ishte, por edhe për personin e veçantë që i magjepsi të gjithë. Në këtë kohë pikëllimi, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë komunitetit sportiv, të cilët do të gjejnë kujtime të bukura të trashëgimisë së tij të frymëzimit dhe pasionit për futsalin”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button