Lajme
Shqiptari arrestohet pas 19 vitesh në arrati, si u identifikua nga tatuazhi i një gruaje gjysmë të zhveshur…

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane pas 19 vitesh në arrati.
Durin Lusha, një shtetas në kërkim në të gjithë Evropën, u vendos në pranga në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes.
Ai u kap në një lokal ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur.
52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare të specializuar shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion.
Për t’i shpëtuar kapjes nga policia, Durin Lusha kishte ndryshuar edhe emrin e tij në pasaportë në Elidon Lusha.