Vendi

Punonjësit e naftës në Marinëz protestojnë para “Bankers Petroleum”, denoncojnë paga diskriminuese dhe kushte çnjerëzore.

Një protestë është zhvilluar këtë të premte  para zyrave të kompanisë “Bankers Petroleum”, ku dhjetëra punonjës nafte janë mbledhur për të ngritur zërin kundër kushteve të punës dhe pagave të ulëta. Protestuesit, me pankarta në duar, kanë bërë thirrje për masa urgjente dhe kanë paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen, do të nisin një grevë urie.

Punëtorët theksuan se pagat e tyre janë “totalisht diskriminuese” dhe se diferenca mes pagës së tyre dhe asaj të drejtuesve është “dhjetëra e qindra fish”. Një nga protestuesit deklaroi se po përballen me “kushte çnjerëzore”, duke punuar 24 orë në ditë, me dy turne, në temperatura ekstreme dhe mes “erës mbytëse, pluhurit dhe naftës”.

Ata denoncuan gjithashtu përpjekjet për t’i frikësuar, duke thënë se ka pasur “intimdimim” për t’i detyruar të mos marrin pjesë në protestë.

“Nuk do të heshtim, do të jemi sot, do të jemi nesër dhe të gjitha ditët në vijim. Nuk do ta lëmë me kaq sepse pas studimeve do të nisim negociatat për të shkuar në grevë,” theksoi një nga protestuesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button