Bota

E pabesueshme, por e vërtetë/ Miliarderi anonim i trashëgon pasurinë e jashtëzakonshme… Neymar-it

Futbollisti brazilian Neymar Jr., 33 vjeç, do të trashëgojë një pasuri të jashtëzakonshme pas emërimit si trashëgimtar i vetëm i një miliarderi anonim që ndërroi jetë më herët këtë vit, raportoi media lokale “RIC”.

Dokumentet gjyqësore të depozituara në Porto Alegre tregojnë se biznesmeni i paemëruar ka lënë pas një pasuri të vlerësuar në 6.2 miliardë real brazilianë (rreth 1.1 miliardë dollarë), të cilën e ka caktuar tërësisht për mesfushorin e Santos FC. Testamenti është formalizuar në qershor.

Biznesmeni, i përshkruar si beqar dhe pa fëmijë, thuhet se kishte admiruar marrëdhënien e ngushtë të Neymar me babanë e tij, e cila i kujtonte lidhjet e tij familjare. Raportet gjithashtu sugjerojnë se ai ndjeu një lidhje personale me futbollistin, megjithëse nuk është konfirmuar ndonjë marrëdhënie e mëparshme mes tyre.

Trashëgimia e papritur mund të përballet me sfida ligjore, por nëse mbetet në fuqi, do ta bëjë Neymarin miliarder në vendin e tij. Aktualisht, vlera e tij neto vlerësohet midis 300–330 milionë dollarë, e fituar nga kontrata rekord, sponsorizime dhe një periudhë në Pro League të Arabisë Saudite me Al-Hilal.

Në fillim të këtij viti, Neymar u kthye te Santos FC, klubi ku nisi karrierën e tij, duke e quajtur atë: “Jo thjesht skuadra ime, është shtëpia ime, rrënjët e mia, historia dhe jeta ime.”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button