“ZËRI I HIND RAJAB” TRONDIT BOTËN! 24-minuta duartrokitje e ovacione për filmin në Festivalin e Venecias

23 minuta e 50 sekonda zgjatën duartrokitjet në Festivalin e Venecias për filmin “Zëri i Hind Rajab”, që rrëfen dramat e luftës në Gaza përmes zërit e historisë tronditëse të një vajze 6 vjecare
Regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania sjell dëshmitë reale të Hind Rajab, e mbetur e vetme në një makinë të shkatërruar në Gaza, mes trupave të pajetë të familjarëve pas një sulmi të dyshuar izraelit, ndërsa përpiqeshin të largoheshin nga Qyteti i Gazës, në janar 2024.
Ajo telefonoi ekipet e shpëtimit, duke lënë një audio prekëse që tronditi botën.
“Jam shumë e frikësuar, ju lutem ejani,” thotë vajza e vogël, me regjistrimet origjinale të thirrjeve të saj gjithnjë e më të dëshpëruara me operatorët e Kryqit të Kuq.
Pas një pritjeje treorëshe, Gjysmëhëna e Kuqe mori më në fund dritën jeshile nga Izraeli për të dërguar një ambulancë për të shpëtuar Hind-in. Por kontakti me vajzën dhe vetë shpëtimtarët u ndërpre menjëherë pasi ambulanca mbërriti në vendngjarje.
Disa ditë më vonë, trupi i vajzës u gjet së bashku me trupat e të afërmve të saj në makinë. Po ashtu u gjetën edhe trupat e dy punonjësve të ambulancës, në automjetin e tyre të shkatërruar nga bombardimi.
Por në vend që të tregojë skena lufte, filmi përqendrohet tek zëri i një fëmije, te frika dhe shpresa e tij e fundit. Një zgjedhje që e ktheu premierën në një akt solidariteti dhe humanizmi global.
Rekordi prej gati 24 minutash ovacione në këmbë nga të pranishmit në sallë, deri tani më I gjati në festivalin e Filmit në Venecia, e kthyen dramën në favoritin kryesor të publikut për të fituar çmimin prestigjioz “Luani i Artë”, i cili do të jepet më 6 shtator. Thirrjet liri për Palestinën u dëgjuan në sallë, ndërsa disa të pranishëm u panë me lot në sy gjatë premierës.
Filmi ka tërhequr gjithashtu disa emra të mëdhenj të Hollivudit si producentë ekzekutivë, duke i dhënë atij edhe më shumë peshë në industrinë e filmit, mes tyre aktorët Joaquin Phoenix dhe Rooney Mara, të cilët ishin në Venecia për të shprehur mbështetje si edhe Brad Pitt.
Regjisorja tuniziane Kaouther Ben Hania, e cila ka shkruar edhe skenarin, tha se zëri i Hind Rajab e tejkalon një tragjedi të vetme.
Lufta në Gaza nisi pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë 251 pengje. Mbi 63 mijë banorë të Gazës vlerësohet se janë vrarë, sipas autoriteteve shëndetësore lokale, shifra të pranuara edhe nga Organizata ndërkombëtare