Tronditet Afganistani/ Sërish një tërmet i fuqishëm godet vendin

Afganistani është tronditur nga një tërmet tjetër i fuqishëm vetëm disa ditë pas një tërmeti shkatërrues në lindje të vendit, raportoi sot me Qendra Europiane-Mesdhetare të Sizmologjisë. që raportoi një magnitudë 5,6.
Tërmeti ndodhi në mbrëmje pranë Jalalabadit, në një thellësi prej 10 kilometrash. Qendra Gjermane e Kërkimeve Gjeoshkencore (GFZ) në Potsdam raportoi magnitudën si 6,3 ballë.
Dridhjet u ndjenë gjithashtu edhe në vendet fqinje, Indi dhe Pakistan, sipas raportimeve. Informacion mbi viktimat dhe dëmet ende nuk ishte i disponueshëm.
Kjo zonë ishte prekur nga një tërmet i rëndë natën e së hënës dhe operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim. Talebanët në pushtet dhe Kryqi i Kuq Afgan raportuan së fundmi rreth 2 200 të vdekur dhe më shumë se 3 600 të plagosur.