Të shtëna me a*më në Shkodër, dyshohet për të vrarë

Një person është qëlluar me armë zjarri në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të qendrës së qytetit
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme. Para pak minutash, dyshohet se në qendër të qytetit pranë kinemasë, ka ndodhur një vrasje me armë zjarri.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e krimit.
Forcat e rendit kanë rrethuar zonën dhe po kryejnë hetimet paraprake,.
Shkodër / Informacion paraprak
Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K. K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.