Lajme

Nga divani “shqiptar” në New Jersey te zyrat e DASH, vizita e BUJSHME e Dumanit

Një video e publikuar në rrjetet sociale nga shqiptari Arben Pango, kunati i kreut të SPAK, Altin Dumani, ka zbuluar “pritjen” që i është bërë këtij të fundit në New Jersey.

Në pamje shihet Dumani i ulur në një divan tipik shqiptar, duke ndjekur performancën e Pangos që i bie tupanit. Festa lidhej me dasmën e vajzës së Pangos, e cila është mbesa e gruas së kreut të SPAK.

Pamjet dalin në një kohë kur kryeqyteti shqiptar zien nga lajmet se vizita e Dumanit në SHBA u zhvillua pas një thirrjeje nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ku ai pritej nga drejtuesi për çështjet e Europës dhe Azisë, Brandon Hanrahan.

Sesi është e vërteta e takimeve në DASH mbetet ende e paqartë, por fakti se kreu i SPAK kishte edhe arsye personale për vizitën e tij në SHBA tashmë është i dukshëm. /Shqip

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button