“Janë 1 mln automjete për 3 muaj në tunelin e Llogarasë”/ Balluku: Bulqiza do kthehet në destinacion të turizmit arkeologjik

Në Bulqizë është zbuluar një varr monumental, që do ta kthejë këtë destinacion, në një definicionet të turizmit arkeologjik. Shifra më e lartë e këtij sezoni nga tuneli i murrizit, ishte 17 gusht, dhe shifra është 190 50 automjete që lëvizin drejt Dibrës. Ky është një fakt i pakontestueshëm, që se si infrastruktura nxit turizmin edhe në zona ku as nuk mendohej me parë.
Janë 1 milion automjete në tre muaj në tunelin e Llogarasë. Përmes një analizë të gjerë, të thellë, të kostove operacionale, çmimi i një kalimi në tunel për autoveturat është 250 lekë me tvsh, as dhjetë euro, as 5 euro, as 50 euro, se kemi dëgjuar shifra më të ndryshmet kategoritë më të mëdha si, autobusët, trajlerat do kenë çmime të posaçme sipas studimit të vizibilitetit,” tha Balluku.