Life Style

Italia përgatitet për Kupën Botërore të Tiramisusë/ Kërkon 100 degustues vullnetarë

Italia përgatitet për një nga garat më të ëmbla në botë, për Kupën Botërore të Tiramisu 2025.

Këtë vit, eventi i veçantë do të zhvillohet në Treviso, vendlindjen e tiramisusë, duke e kthyer qytetin në kryeqendrën e shijes dhe traditës. Për ta bërë akoma më të veçantë, organizatorët do të përzgjedhin 100 persona fatlumë që do të jenë degustues zyrtarë dhe do të ndihmojnë në vlerësimin e recetave më të mira të këtij ëmbëlsiri të famshme.

Kupa Botërore e Tiramisu nuk është thjesht një garë kulinare, por një festë e kulturës, pasionit dhe trashëgimisë italiane, ku dashamirësit e ëmbëlsirave do të kenë mundësinë të përjetojnë nga afër magjinë e një prej recetave më të dashura në botë.

Treviso është gati të mirëpresë ëmbëlsirën më ikonike të Italisë dhe ata që do të kenë shansin ta shijojnë në mënyrë krejt të veçantë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button