Bota

Tragjedi në Patisia, Athinë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Patisia.
Sipas informacioneve, një grua humbi jetën teksa po përpiqej të lindte foshnjën e saj brenda shtëpisë ku jetonte, në rrugën Skra. Njëherazi edhe i porsalinduri është i vdekur.
Gruaja ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë, pasi pritej të lindte brenda pak ditëve në vijim, por thuhet se nuk kishte kohë të shkonte në maternitet.
I njëjti informacion raporton se gjatë incidentit, pranë saj kanë qenë dy fëmijët e saj të mitur, si dhe bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se ia ka prerë kordonin e kërthizës së fëmijës me gërshërë.
Më parë ishte raportuar se burri i gruas mungonte në shtëpi dhe kur ai mbërriti ajo ishte tashmë e vdekur.
Oficerët e policisë që mbërritën në apartament zbuluan se gruaja kishte dhënë frymën e fundit.
Për ngjarjen është urdhëruar një ekspertizë mjeko-ligjore, ndërsa hetimet janë në kulmin e tyre për të përcaktuar saktësisht se çfarë ka ndodhur dhe si e ka humbur jetën gruaja.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button