Sa para iu zhvatën shqiptarëve nga skemat piramidale online? Ish-prokurori zbulon shifrat

Ish-prokurori Besnik Muçi zbuloi se qytetarët shqiptarë kanë depozituar në platformën TXEX dhe të ngjashme me të, që rezultojnë të jenë skema piramidale online mbi 150 milionë euro në total. “Bëhet fjalë për mbi 150 milionë euro që po mashtrohet. Është më shumë se dëmi i firmave piramidale. Këtu ka një fenomen kriminal, po vidhen paratë e qytetarëve”, tha Muçi.
Më tej ai bëri thirrje që institucionet shtetërore të reagojnë për të mbrojtur qytetarët nga kjo katastrofë dhe një mënyrë sipas tij është mbyllja e linkut të platformës, duke ia bërë të pamundur aksesin në Shqipëri.
Kurse ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi tha se ka dijeni që organi i akuzës ka vendosur të mos nisë hetimet për rastin pas referimit të çështjes nga policia. “Është vendosur mosfillim i hetimit, e kam informacion të saktë”, tha Prençi.