Vendi

MANDATI I 4-t/ “Mendime, pyetje dhe diskutime” – AGJENDA! Rama mbledh më 11 shtator Asamblenë e PS-së

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë e saj më 11 shtator, ora 10:00, në Asamblenë e PS që do zhvillohet në Tiranë.

NJOFTIMI

Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:

1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës

2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA

3. Mendime, pyetje dhe diskutime

4. Të ndryshme

Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë

MANDATI I 4-t/ "Mendime, pyetje dhe diskutime" - AGJENDA! Rama mbledh

Ende nuk ka konfirmime zyrtare për fatin e ministrave aktualë, të cilët janë në pritje, përballë etheve të ndryshimit.

Mediat raportojnë me dije se ndërtimi i skuadrës së re qeverisëse është bazuar mbi dy parime themelore:

1. Profesionalizmi teknik – Ministrat e rinj do të kenë profil të lartë teknik, për të ndihmuar në përmbylljen e kapitujve të anëtarësimit në Bashkimin Europian.

2. Integriteti ligjor – Rama ka zgjedhur persona me histori të pastër ligjore, duke minimizuar çdo mundësi përballjeje me SPAK gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar.

Në Asamblenë e 11 shtatorit pritet gjithashtu të shpallen edhe emrat për postet e rëndësishme politike si zëvendëskryeministri, kryetari i Kuvendit dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS.

Përveç emrave të rinj në qeveri, priten edhe ndryshime në strukturën e disa ministrive ekzistuese, të cilat aktualisht përfshijnë disa funksione të bashkuara në një dikaster të vetëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button