Life Style

Leonardo da Vinci nuk flinte natën, metoda e tij misterioze e gjumit që trondit edhe sot shkencën

Leonardo da Vinci, mjeshtri i Rilindjes, ishte i njohur jo vetëm për veprat e tij të mëdha, por edhe për mënyrën unike të të fjeturit. Studimet mbi zakonet e tij tregojnë se ai përdorte një metodë të quajtur gjumë polifazik.

Kjo do të thotë se Leonardo nuk flinte një gjumë të gjatë natën si shumica prej nesh, por bënte disa gjumëra të shkurtra gjatë ditës. Për çdo 4 orë aktiviteti, thuhet se ai flinte rreth 20 minuta, duke e përdorur kohën tjetër për punë, mendim dhe eksperimentim.

Ekspertët shpjegojnë se kjo metodë i lejonte të kishte energji dhe kreativitet të lartë gjatë gjithë ditës, por është e vështirë për shumicën e njerëzve sot të ndjekin këtë ritëm pa pasoja në shëndetin fizik dhe mendor.

Ky zakon misterioz i Leonardo da Vinçit tregon sa larg mund të shkojë truri dhe organizmi njerëzor kur eksperimenton me mënyra alternative të jetesës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button