Life Style

Gjest i rrallë dashurie/ Vjehrri falenderon nusen, i dhuron makinën dhe i shkruan mesazhin prekës

Një histori e veçantë ka tërhequr vëmendjen e përdoruesve të rrjeteve sociale, pasi një vjehrri ka vendosur t’i dhurojë nuses së djalit të tij, Eriseldës, një makinë si shenjë mirënjohjeje. Ajo që e bëri momentin edhe më prekës ishte letra e gjatë që Xhevahir Dashi i ka dedikuar nuses, duke e falënderuar për dashurinë, përkushtimin dhe kujdesin ndaj familjes.

Në mesazhin e tij, Xhevahiri shkruan se Eriselda nuk është vetëm nusja e shtëpisë, por është bërë një nga shtyllat kryesore të saj. Ai e përshkruan atë si shembull të artë të dashurisë dhe respektit brenda familjes shqiptare, duke theksuar se përkushtimi i saj ndaj bashkëshortit Gentin dhe gjithë familjes është i jashtëzakonshëm në Përrejnas.

“E dashura Eriselda, me kënaqësi dhe zemër të hapur kam nderin të të dhuroj këtë makinë si shenjë mirënjohjeje dhe respekti të thellë për ty. Ti je një nga shtyllat kryesore të kësaj shtëpie dhe shembull i dashurisë dhe kujdesit për familjen. Kjo dhuratë nuk është vetëm një makinë, por simbol i respektit, mirënjohjes dhe dashurisë sonë për ty. Uroj që të të shërbejë në të gjitha rrugët e jetës, duke të kujtuar se je e dashur, e çmuar dhe një shtyllë e rëndësishme e familjes”, shkruan Xhevahir Dashi.

Ky gjest i rrallë është komentuar gjerësisht nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët e kanë cilësuar si një shembull të respektit dhe dashurisë brenda familjes shqiptare.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button