Life Style
Tare: Po humbe në male, në Shqipëri bëjnë shou me paratë e shqiptarëve, jashtë të japin faturën e helikopterit

Eksperti i turizmit, Auron Tare ka komentuar rastet e humbjes së turistëve të huaj nëpër Shqipëri.
Në një koment të shkurtër në Facebook, Tare krahason rastet e shpëtimit të turistëve në Shqipëri dhe në vende të ndryshme.
Ai shkruan se, ndërsa në Shqipëri bëhet shou me paratë e taksapaguesve shqiptarë, në vende të tjera të japin faturën e shpenzimeve të kryera.
Në Shqipëri turistë humbin në male, gjehen, ndihmohen, bëjnë foto me policët ca hypin edhe për herë të parë në helikopter etj., etj.
E gjitha kjo me paratë e taksave të shqiptarëve.
Në Europë të ndihmojnë të bëjnë edhe foto dhe pastaj të japin faturën’, shkruan Auron Tare në Facebook.
