“Nuk kam qenë kurrë shoqe me këtë të çmendurën”, Evi Kokalari reagon pas padisë së Bleonës: Ato për Ramën e Metën kanë dalë nga goja e saj

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Bleona Qereti, më datë 15 gusht ka paditur Evi Kokalarin aka Evi Angelakis aka Evis Kokalarin për shpifje dhe mashtrim.
Pas padisë së bërë nga këngëtarja, Evi Kokalari ka reaguar në rrjete sociale, duke thënë se avokatët e saj nuk kanë pasur asnjë moment për të lexuar padinë e këngëtares ndërkohë që ka shfryrë të gjithë mllefin e saj ndaj mediave që e kanë bërë publike dhe ndaj këngëtares duke përdorur fjalë aspak etike, duke cenuar sërish imazhin e këngëtares.
Evi, pretendon se Bleona Qereti ka bërë deklarata rreth personazheve të njohur në Shqipëri dhe këtë do e vërtetojë.
E indinjuar për publikimin e padisë, Evi shprehet se nuk është normale që të publikohet në media, para se i padituri të përgjigjet në gjykatë. Për Evin, kjo është një mënyrë që Bleona t’i bëjë publicitet vetes dhe nuk i intereson aspak gjyqi. Ndër të tjera, ajo shkruan se do ngre një kundër padi, ku do të kërkojë 15 milion dollarë për dëmtim figure.

