Life Style

Kevin Costner në një lidhje me ish-gruan e miliarderit/ Kush është 46-vjeçarja që i vodhi zemrën?

Aktori me famë botërore, Kevin Costner, duket se ka gjetur përsëri dashurinë. Miqtë e tij thonë se legjenda e Hollywood-it nuk është dukur kaq i lumtur prej vitesh.

Duke cituar burimet, “Daily Mail” shkruan se ylli i “Yellowstone” është në një romancë me 46-vjeçaren, Kelly Noonan Gores, ish-bashkëshortja e miliarderit Alec Gores.

Romanca është mbajtur “nën radar” për javë të tëra, por detajet po dalin në dritë pas pushimeve në Aspen, Colorado.

Të dy në të njëjtin festival, por jo bashkë në foto

70-vjeçari dhe regjisorja e autorja e njohur morën pjesë në festivalin “JAS Labor Day Experience” në Snowmass Village, pranë Aspen, gjatë fundjavës së festave, edhe pse nuk u panë bashkë në publik.

Megjithatë, prania e tyre e përbashkët nuk kaloi pa u vënë re dhe përflitet se po kalojnë gjithnjë e më shumë kohë me njëri-tjetrin.

“Kevin është sërish i lumtur. Kelly është pikërisht ajo që i duhet. Kevin është sërish në një lidhje dhe duket i lumtur, pas një periudhe shumë të errët. Ka qenë me Kelly në Aspen që në fund të korrikut dhe po përpiqet ta mbajë romancën të fshehtë, që të mos shkojë keq”, thotë një burim për “Daily Mail”.

Sipas të njëjtit burim, ata ndajnë interesa të përbashkëta si natyra, sportet, shëtitjet me qen dhe janë të dy prindër.

Ajo është pikërisht tipi i tij. Ai thotë se ajo është ‘chill’ dhe kjo është ajo që i duhet në këtë moment”, ka shtuar burimi.

Pamja “casual”, por e lumtur: Costner shijon jetën pas divorcit të bujshëm

70-vjeçari u pa në festival me një veshje të thjeshtë: një triko të zezë me zinxhir dhe pantallona të errëta, teksa shijonte koncertin në shoqëri të miqve. Ndërkohë, Kelly tërhoqi vëmendjen me një fustan të shkurtër të zi, xhaketë xhins dhe çizme elegante.

“Lidhja është e zjarrtë për momentin. Ata po kalojnë mirë së bashku dhe duken shumë të lidhur emocionalisht. Kevin do të kalojë sa më shumë kohë me të”, thonë më tej burimet.

Pas një divorci të bujshëm, një ‘faqe e re’ për Kevin Costner

Romanca e re vjen më pak se një vit pasi Costner përfundoi divorcin me Christine Baumgartner, pas 18 vitesh martesë. Gjykata vendosi që aktori të paguajë 63,209 dollarë në muaj për mbështetje ndaj fëmijëve, shumë më e ulët se 248,000 dollarët që kërkonte ish-bashkëshortja.

Baumgartner, e cila tani është fejuar me financierin Josh Connor (një mik i afërt i çiftit në të kaluarën), ishte detyruar të largohej nga vila luksoze prej 145 milionë dollarësh në Carpinteria, Kaliforni, vetëm dy muaj pas kërkesës për divorc.

Kush është Kelly Noonan Gores?

Kelly është regjisore, autore dhe mama e një vajze 6-vjeçare të quajtur Riley, që ka me ish-bashkëshortin miliarder. Në “Instagram” ajo përshkruan veten si: “Regjisore, autore, moderatore, mama, medituese, e apasionuar pas sportit.”

Burimet thonë se ajo dhe Costner janë prezantuar përmes miqve të përbashkët dhe po shijojnë kohën së bashku, pa nxituar për të bërë gjërat zyrtare.

Pas divorcit, aktori u përfol për romanca të mundshme me emra si Jewel, Sharon Stone, Jennifer Lopez dhe January Jones, por asnjëra nuk u konfirmua. Ai vetë mohoi lidhjet, përfshirë raportimet për një romancë me këngëtaren Jeëel, duke thënë se janë vetëm miq.

Një fillim i ri mes Kalifornisë dhe Kolorados

Aktualisht, Costner jeton në Carpinteria, ndërsa Kelly në Manhattan Beach, rreth 100 km larg. Por kjo s’i ka ndaluar të takohen herë pas here në Aspen, ku të dy kanë miq dhe e frekuentojnë shpesh.

Ata janë ende në fazën e njohjes, por kanë ndjesi të mira. Edhe nëse nuk funksionon si lidhje, kanë krijuar një miqësi të fortë dhe të sinqertë”, përfundoi burimi për “Daily Mail”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button