Vendi
E PAPRITUR! Lirohen nga detyra tre zëvendësministra

Këshilli i Ministrave ka vendosur lirimin nga detyra të tre zëvendësministrave në mbledhjen e zhvilluar më 2 shtator 2025.
Personat e prekur janë:
- Ilva Gjuzi, Zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit
- Ceno Klosi, Zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë
- Romina Kuko, Zëvendësministre e Brendshme
Vendimet hyjnë menjëherë në fuqi dhe janë publikuar në “Fletoren Zyrtare”. Ato janë marrë në bazë të nenit 100 të Kushtetutës dhe ligjit nr.9000/2003 mbi organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Këto ndryshime bëjnë pjesë në rikompozimin e kabinetit qeveritar dhe kanë për qëllim përmirësimin e menaxhimit dhe funksionimit të sektorëve përkatës.