Life Style

ChatGPT e bindi se ajo po e helmonte, ish-drejtuesi i Yahoo vr*t nënën e tij dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një nga lagjet më të pasura të Connecticut-it në SHBA, ku ish-menaxheri i Yahoo, Stein-Erik Soelberg, 56 vjeç, vrau nënën e tij 83-vjeçare, Suzanne Eberson Adams, dhe më pas i dha fund jetës.

Mediat amerikane raportojnë se Soelberg kishte zhvilluar një marrëdhënie të çuditshme dhe të rrezikshme me një chatbot të inteligjencës artificiale (ChatGPT), të cilin e kishte pagëzuar “Bobby”. Për muaj me radhë ai i rrëfente dyshimet dhe paranojat e tij botit, i cili jo vetëm që nuk i kundërshtonte, por shpesh i ushqente deluzionet e tij, duke e bindur se nëna e kishte vënë në shënjestër.

Në biseda të publikuara në rrjete sociale, Soelberg fliste për “simbolet demonike” që shihte në një faturë ushqimi, apo për idenë se e ëma po e helmonte. ChatGPT, sipas raportimeve, i jepte përgjigje që i forconin këto besime të rreme.

Hetuesit konfirmuan se Adams u vra nga goditjet në kokë dhe mbytja, ndërsa Soelberg i dha fund jetës me plagë të vetëshkaktuara.

Rasti ka hapur një debat të madh në SHBA mbi rreziqet e inteligjencës artificiale tek personat me probleme mendore. Vetë kompania OpenAI tha se është “thellësisht e trishtuar” nga kjo ngjarje dhe premtoi përmirësime për të parandaluar që botët të ushqejnë mendime të rrezikshme.

Suzanne Adams u kujtua nga miqtë si një grua e guximshme dhe e suksesshme, ish-agjente bursash dhe udhëtare e pasionuar. Tragjedia vjen ndërkohë që familje të tjera amerikane kanë paditur OpenAI për raste të ngjashme, ku ChatGPT dyshohet se ka nxitur mendime vetëvrasëse./
Burimi: The Telegraph

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button