Sherri në Korçë, kush janë personat e shoqëruar në komisariat

Janë publikuar emrat e personave të shoqëruar në komisariat në Korçë, pas sherrit të ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme.
Nga sherri, dy persona janë plagosur, teksa njëri ka marrë plagë në bark.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.