Life Style

Këngëtarja Parashqevi Simaku feston 59-vjetorin, mesazhi prekës për të birin: Edhe pse je larg, zemra ime rreh me ty!

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku feston sot 59-vjetorin e lindjes.

Ka qenë vetë ajo që ka bërë të ditur lajmin, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Mirëpo asaj i mungon djali i saj, Luke, teksa shkruan “Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”.

Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty.

Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty…

Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime.

Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime.

Të dua pafund, Luke!”, shkruan Simaku.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button