Aksident në autostradën Vlorë-Levan/ Makina përplaset me barrierat, 1 viktimë dhe 1 i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Vlorë Levan pranë fshatit Panaja. Bëhet me dije se një automjet është përmbysur në anë të segmentit rrugor, pas përplasjes me barrierat mbrojtëse.
Si pasojë e përplasjes automjeti është dëmtuar plotësisht dhe fatkeqësisht një person ka humbur jeten dhe nje tjeter eshte plagosur. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:15, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa”, një automjet tip “Dacia”, me drejtues shtetasen italiane A. T., 28 vjeçe, është përplasur me një mjet tip kamionçinë, me drejtues shtetasin F. H., 62 vjeç, i cili nga goditja është përplasur me barrierat anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i kamionçinës ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri që udhëtonte në këtë mjet, shtetasi A. M., ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.