Lajme

Ja ku jam – Profesor Pilinçi i sfidon të gjithë nga Korça: “Qeverinë time e kam zgjedhur, kapelet e republikës i çuam në Paris”

Kryeministri i qeverisë “hije”, profesor Pëllumb Pilinçi, u ndal në qytetin e Korçës, ku u prit nga disa qytetarë, pavarësisht kushteve të pafavorshme atmosferike.
Pas Shkodrës dhe Vlorës, limuzina luksoze e profesor Pilinçit, e shoqëruar nga eskorta, u ndal në Korçën e kulturës, që i ka dhënë shumë vendit dhe botës, siç u shpreh ai.
Profesor Pilinçi në këtë dalje ka zhjedhur të sulmojë opozitën e PD duke u shprehur se ai i njeh shumë mirë të dyja palët, duke u shprehur se te PD kanë ngelur spiunët, që dikur dëgjonin nëpër dritare.

“Të dyja partitë që janë krijuar janë të dyja partitë antishshqiptare. Unë i njoh që më 90-tën. Njëra gjoja PD, atje kanë ngelur dje janë spiunët, raca më e keqe, që dëgjonte nëpër dritaret. Sot urdhërojini ju. Sidomos ajo Partia Socialiste e 44-trës së bashku me një kryeministër sharlatanë. Bjerë shi, bjerë të dëgjojnë korçarët, janë në gjumë. Është kultura, por ka ngelur prapa, janë fshehur. Unë s’e dija që korçarët janë frikacakë. Korçarët me shekuj kanë ikur në Amerikë, korçarët e kanë pasur gjuhën e pasur, patriotët kanë luftuar, por erdhën bolshevikët dhe i ulën kokën korçës.” – u shpreh Pilinçi

Më tej ai ka sfiduar edhe mazhorancën, duke u shprehur se lëre çfarë thonë, ai është qeveria dhe po e thotë edhe nga Korça ku familjet e këtij qyteti kanë bërë kapelet e republikës dhe kostumet për të dalë në Paris.

“Unë e kam zgjedhur qeverinë, kam vajtur në Vlorë, ku ishte Ismail Qemali. Ne e kemi bërë qeverinë, le të dalën po të duan këta të quajtur qeveri. Ja, pra ku jam. Jam në tokën time. Ku familjet tona kanë bërë kulturën, ku familjet tona kanë bërë kapelat e republikës, kanë bërë kostume dhe kanë dalë në atë Paris.” – përfundoi profesor Pilinçi./TemA

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button