Lajme

Vr*tet me a*më zjarri 61-vjeçari në Shkodër

Një ngjarje e rëndë kriminale është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Abat, në njësinë administrative Shalë të Shkodrës, ku një 61-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 20:00, shtetasi N. M. dyshohet se ka qëlluar për vdekje me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç, në rrethana ende të paqarta.

Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të bërë të mundur lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkohë, autoritetet kanë ngritur një grup të posaçëm hetimor që po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për dokumentimin ligjor të saj.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi motivin e mundshëm të krimit, ndërsa vijojnë kërkimet për autorin që është ende në arrati.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button