Life Style

Jozi reagon pas sulmit, asgjë nuk është e vërtetë

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media, ku këngëtari i njohur Jozi u përfol se ishte cak i një sulmi me tritol, artisti ka vendosur të reagojë publikisht.

Në një postim në Instastory, Jozi i ka quajtur lajmet e përhapura si hamendësime të portaleve, duke theksuar se nuk ka asgjë të vërtetë në to.

Ai ka sqaruar se organet shtetërore tashmë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, duke përcaktuar qartë se kujt i është drejtuar sulmi.

Në fund të reagimit të tij, këngëtari ka shprehur mirënjohjen për të gjithë ndjekësit dhe miqtë që i kanë shkruar dhe janë treguar të shqetësuar për gjendjen e tij.

Faleminderit të gjithëve për mesazhet dhe kujdesin. Jam mirë dhe ju vlerësoj pafund,” ka shkruar Jozi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button