Bota

E GROPOSI përpara vdekjes, zbulohet përmbajtja e “kapsulës së kohës” së Princeshës Diana-s!

Objektet në këtë kapsulë ishin menduar të përfaqësonin jetën e…

‘Kapsula e kohës’ që Princeshë Diana kishte groposur në vitin 1991 në spitalin Great Ormond Street është hapur vetëm tani së fundmi dhe brenda saj janë gjetur një CD i Kylie Minogue, një kalkulator me energji diellore dhe një pasaportë. Kutia e drurit, e mbuluar me plumb, ishte vulosur për të shënuar vendosjen e gurthemelit të godinës së Variety Club, e cila u inaugurua në vitin 1994.

Objektet në këtë kapsulë ishin menduar të përfaqësonin jetën e viteve 1990. Ndër të tjera, aty përfshihej një foto e vetë princeshës. ‘Kapsula e kohës’ ishte planifikuar të hiqej pas disa qindra vjetësh, por u nxor tani për të bërë vend për ndërtimin e një qendre për fëmijët me kancer. Princeshë Diana kishte vizituar këtë spital disa herë para se të ndërronte jetë.

Ajo gjithashtu ndihmoi disa fëmijë të zgjidhnin objektet që do të vendoseshin në kapsulë. CD me albumin “Rhythm of Love” të Kylie Minogue ishte zgjedhja e David Watson, atëherë 11-vjeçar. Një vajzë tjetër, Sylvia Foulkes, zgjodhi një koleksion monedhash britanike dhe një enë me pesë fara pemësh. Princesha e Uellsit ndërroi jetë 31 gushtin e vitit 1997 pas plagëve të marra nga aksidenti i rëndë rrugor në tunelin e Pont de l’Alma në Paris.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button