Lajme

Detaje nga vr*sja në Shkodër, zbulohet shkaku i konfliktit mes viktimës dhe autorit

Një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Abat të njësisë administrative Shalë, mbrëmjen e sotme, ku një 61-vjeçar u vra me armë zjarri. Viktima është shtetasi Piro Prroni, banues prej vitesh në Tiranë.

Raportohet se autor i ngjarjes është Ndoc Maçaj, bashkëfshatar i viktimës.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se mes autorit të dyshuar dhe viktimës ka pasur një konflikt të hershëm që zgjaste prej më shumë se 10 vitesh.

Shkak për rikthimin e konfliktit dyshohet të jetë procesi i regjistrimit të tokave, i cili ka nisur kohët e fundit në zonën e Shalës dhe në disa njësi administrative të Shkodrës. Kjo ka rikthyer tensionet mes palëve për pronësinë e parcelave të tokës.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të dokumentuar çdo provë dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button