Lajme
Aksident në aksin Fier-Lushnje/ 5 makina përplasen njëra pas tjetrës

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnje.
Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Savrës. Sipas raportimeve në aksident janë përfshirë 5 automjete të cilat janë përplasur njëri pas tjetrit.
Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Vetëm dëme materiale ka nga aksidenti.
Për shkak të aksidentit është rënduar trafiku ndërsa policia po monitoron dhe kontrollon atë. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti ndërsa policia ka nisur hetimet.