Zjarri në restorantin e dasmave në Lezhë në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak një shkëndijë elektrike

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë në restorantin e dasmave”Orkidea Palace” në Lezhë.
Në një reagim në rrjete sociale, këngëtari thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll dhe nuk pati rrezik për jetën e asnjë personi.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddings events
Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.
Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.
Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.
Me respekt,
Zef Beka