Life Style

Përse nuk duhet të lini fatura në automjetin tuaj

Nuk janë të pakta rastet kur drejtuesit e makinave lënë çdo lloj fature në brendësi të automjetit. 

Megjithëse kjo duket thjesht si një zakon që krijon rrëmujë, specialistët theksojnë se pasojat mund të jenë shumë më serioze, siç raporton Express.

Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë se brendësia e makinës mund të shndërrohet në një thesar informacioni personal. Çdo faturë tregon një histori, ku keni qenë, çfarë keni blerë dhe kur, pra të dhëna që mund të jenë shumë të vlefshme nëse bien në duar të gabuara”, shpjegon eksperti Kazimieras Urbonas.

Sipas tij, faturat e karburantit zbulojnë zakonet e udhëtimit dhe vendet e preferuara, faturat e blerjeve tregojnë gjendjen financiare dhe sjelljen konsumatore, ndërsa edhe një faturë nga një kafene mund të japë të dhëna mbi rutinën e përditshme. Nëse këto copëza informacioni mblidhen, hajdutët mund të krijojnë një profil të detajuar mbi një person dhe të shohin nëse është një objektiv i leverdishëm.

Veçanërisht të rrezikshme konsiderohen faturat e blerjeve të shtrenjta, të cilat mund t’u tregojnë kriminelëve se drejtuesi zotëron sende me vlerë apo ka të ardhura të larta.

Urbonas shton gjithashtu se, përtej rrezikut të privatësisë, grumbullimi i faturave në makina mund të shkaktojë edhe incidente të tjera. 

“Në një hapësirë të kufizuar si makina, me prani të komponentëve elektrikë dhe burimeve të nxehtësisë si çakmakët apo karikuesit e telefonit, edhe një grumbull i vogël faturash mund të kthehet në rrezik zjarri”, thekson ai.

Eksperti këshillon që faturat të hiqen rregullisht nga automjeti, të fotografohen nëse duhen ruajtur dhe të shkatërrohen nëse mbajnë të dhëna të dukshme personale.

Qëllimi nuk është të bëhemi paranojakë për çdo copë letre, por të jemi të kujdesshëm”, shton Urbonas.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button