Life Style

 “N’xhiro me Syçin” – për Artur Zhejin! Timo Flloko: Tek ai fjala ishte kult. Demaliaj: Shembull i qytetarisë! Ishte nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen

Në një intervistë të hapur dhe pa filtra në podcastin “N’xhiro me Syçin” të gazetarit Ilir Demaliaj, aktori dhe regjisori i madh Timo Flloko rrëfeu njohjen e tij me gazetarin dhe analistn e ndjerë Artur Zheji, i cili u nda nga jeta papritur mesditën e së shtunës dhe që u përcoll vetëm një ditë më parë për në banesën e fundit.

PJESË NGA BISEDA

Ilir Demaliaj:Artur Zheji është nga ata njerëz që lënë boshllëk kur largohen, një të tillë e ka lënë dhe Ardian Klosi. E them këtë sepse ne si shoqëri jo vetëm që po na i merr Zoti, por edhe po i largojmë nga vetja vlerat që ka pasur dhe ka ky vend akoma dhe që kanë mbetur shumë pak.

Artur Zheji ishte një model i qytetarisë, me një elokuencë shumë të rrallë. Sigurisht kur vinte fjala ai ishte djali i Petro Zhejit, gjuhëtarit të famshëm dhe përkthyesit ekselent; e po ashtu ai ishte edhe djali i Besa Imamit, një tjetre mjeshtre e fjalës dhe nipi i Gjergj dhe Vera Zhejit. Pra, Artur Zheji nuk kishte si të ishte ndryshe dhe që e kthente fjalën në art dhe e trajtonte atë me bukurinë më të madhe.

Zheji ishte një njeri elokuent, ishte që njihte shumë mirë politikën dhe gjeopolitikën. E kujtoj që fëmi, kur ishte në moshën 15 vjeç që gjithmonë- gjithmonë kur kalonte tek “Rruga e Durrësit” ai gjithmonë kishte një libër me vete. Dhe për të folur për këtë njeri shumëdimensional kam ftuar aktorin e madh që i ka dhuruar shumë e shumë filma publikut shqiptar, Timo Fllokon. Unë do jua lë fjalën juve , pasi e keni pasur me të vërtetë mik, student dhe koleg.

Timo Flloko: Me të vërtetë Artur Zheji ishte në substancë një personalitet i jashtëzakonshëm, ku veprimtaria e tij shtrihej në shumë fusha dhe dimensione të jetës si në art, në analizë, si shkencëtar i mendimit, si politolog, si opinionist dhe në shumë gjëra të tjera.

Unë nuk jam i vetmi që mund të flas për të, sepse rrezja e tij është shumë më e madhe se ç’mund të flasë njëri apo tjetri përfshi dhe ne të dy.

Dhe këtë e pamë edhe dje në homazhe, ku valenca e tij është shumë e madhe.

Ai ishte një shembull i qytetarisë, ishte njeriu i televizioneve, ishte personaliteti që në një mënyrë apo një tjetër i bënte kritikë vulgaritetit të shoqërisë dhe mediave shqiptare. Tek ai fjala ishte kult. Sigurisht!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button