Lajme

“Do kemi flotën tonë të avionëve”/ Rama jep LAJMIN: Në fillim dy avionë zjarrfikës, e më pas…

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për investime të reja në teknologji dhe infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se shumë shpejt edhe Shqipëria do të ketë flotën e avionëve për t’u përballur me situatat e zjarreve.

Në ceremoninë për vlerësimin e forcave që morën pjesë në operacionet për shuarjen e zjarreve, Rama u shpreh se flota do të nisë me dy avionë zjarrfikës. Kryeministri shtoi se qeveria po përgatit një strategji të re për parandalimin dhe menaxhimin më efikas të situatave të zjarrit.

Kreu i qeverisë foli gjithashtu për investime të reja në teknologji dhe infrastrukturë, duke përfshirë sisteme alarmi të hershëm dhe qendra të integruara të kontrollit, të cilat do të mundësojnë një reagim më të shpejtë dhe më të koordinuar me mjetet tokësore.

“Edhe ne do të kemi së shpejti flotën e avionëve tanë, e cila do të nisë të ndërtohet me dy avionë zjarrfikës, por ‘magjia’ është bashkërendimi dhe sakrifica në tokë. Po përgatitemi për çfarë mund të bëjmë më shumë. Parandalim më të mençur, pastrim pyjesh, krijim korridoresh natyrore, futje në përdorim të më shumë dronëve në përdorim me kamera termike dhe futjen në përdorim të dronëve për mbjelljet e reja në sipërfaqet e djegura.

Teknologji dhe inteligjencë  me sisteme alarmi të hershëm dhe një funksionim më i mirë falë edhe investimeve që duhet të bëjmë më tej i qendrave të integruara të kontrollit për të pasur një reagim më të shpejte me mjete tokësore”-, tha Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button