Bota

Dasma kthehet në tragjedi në Turqi/ Të shtënat gjatë festës plagosin dhëndrin, 23-vjeçari ndërron jetë një ditë pas ngjarjes

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Turqi ku për pasojë ka ndërruar jetë dhëndri. Mësohet se i riu u vra aksidentalisht në dasmën e tij kur një i ftuar hapi zjarr gjatë festës. 23-vjeçari ndërroi jetë një ditë pas dasmës së tij në një fshat në provincën veriore të Giresunit.

Një e afërme nga ana e dhëndrit, e dyshuar për të shtënat fatale është arrestuar. Aksidentet nga të shtëna të ngjashme gjatë festimeve janë të zakonshme në Turqi, ku sipas vlerësimeve të një fondacioni vendas, ka rreth 40 milionë armë zjarri në qarkullim, shumica e të cilave janë të paligjshme. Një person u vra aksidentalisht dhe dy të tjerë u plagosën javën e kaluar në një incident të ngjashëm në një dasmë në provincën fqinje të Trabzonit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button