Lajme

Vdekja e dy motrave në aksident, reagon ashpër Erion Braçe: Ishte vr*sje! Të ndryshojnë urgjent 2 ligje…

Ka reaguar ashpër deputeti socialist Erion Braçe lidhur me vdekjen e dy motrave në një aksident në Sarandë dy ditë më parë

Braçe kërkon menjëherë ndryshimin e dy ligjeve në Kodin Rrugor dhe Penal, që kanë të bëjnë me aksidentet rrugore dhe abuzimin me fuqinë e detyrës të punonjësve të shtetit që përdorin edhe armët e shërbimit për ngjarje kriminale.

Reagimi i plotë i Erion Braçes:

Dy vajza të reja fare u përcollën dje në banesën e fundit.

Nuk e imagjinoj dot dhimbjen e nënës së tyre, babait të tyre, gjithkujt që i njohu e ndau jetën e shkurtër me to! Është e tmerrshme, nuk ka ngushëllim, fare!

Kam prej mëngjesit të djeshem që dëgjoj:

Të dehesh, të marrësh makinën, të dalësh me të në rrugë, të ecësh me shpejtësi përtej normës, të hysh në parakalim të gabuar dhe t’i shkosh tjetrit përballë në korsinë e tij, nuk është aksident, as aksident me pasojë vdekjen!

Është vrasjeeee me pasojë vdekjen e dy vajzave të reja dhe plagosjen e një të trete.

Kodi ynë Rrugor e Kodi ynë Penal nuk e njeh këtë nocion, ndërkohë në rrugë ndodh si vrasje me dashje, madje!

Duhet të ndryshojmë dy ligjet sa më parë;

Dëgjoja dje arrestohet shoferi, ishte i dehur, ishte me shpejtësi, hyri në parakalim të gabuar;

Ja u arrestua, po pastaj? Do hetohet e gjykohet për aksident me pasojë vdekjen? Nuk është i tillë!

E dyta, dëgjova po dje se autori është punonjës i Ministrisë së Brendshme. Nuk e di në qëndron kjo apo jo.

Por një ligj i ri për përgjegjësitë përtej punës që bëjnë për punonjësit e shtetit duhet të hartohet sa më parë, tani! Doemos këta duhet të kenë përgjegjësi publike, më shumë se çdo qytetar i zakonshëm.

Dëgjoj shpesh, përdori armën e shërbimit e vrau gruan, sulmoi komshiun, kërcënoi një tjetër në lokal, ndërtoi pa leje, shkeli ligjin dhe në fund, ishte punonjës i shtetit.

Me ligj çdo punonjësi shteti duhet t’i ngarkohet përgjegjësi e t’i kufizohen akte që kanë në thelb paligjshmërinë duke përdorur fuqinë e të qenit në një zyrë shteti!”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button