Lajme

Panik në Lushnjë, zjarri përfshin një pallat, evakuohen banorët, katër të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një pallat në qytetin e Lushnjës këtë mbrëmje, duke shkaktuar panik mes banorëve. Sipas të dhënave paraprake, katër persona janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndërhynë dy mjete zjarrfikëse dhe dy ambulanca, ndërsa forcat e policisë dhe zjarrfikësit evakuuan banorët e tjerë nga godina. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët janë neutralizuar dhe rreziku është shmangur.

Megjithatë, nëpër shkallët e pallatit ende ka tym të dendur, gjë që e vështirëson hyrjen për banorët. Autoritetet po hetojnë shkaqet e zjarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button