KALLAMARI I RRALLË I ANTARKTIDËS! Studiuesit filmojnë për herët të parë specien nën thellësinë 2.100 metra

Studiuesit kanë siguruar për here të parë pamje nga një kallamar i rrallë në thellësitë e ujërave pranë arktikut. Kjo është po ashtu hera e parë që edhe studiuesit e hasin të gjallë këtë specie.
Një specie e rrallë kallamari, i cili jeton vetëm në ujrat e antaktidës është fiksuar për herë të parë nga studiuesit gjatë një ekspedite në Oqeanin Jugor.
Ekzemplari 90 cm i gjatë, cilësohet nga studiuesit më herët si i pakapshëm pasi nuk ishte konstatuar kurrë më parë një specie e tillë e gjallë.
Studiuesit janë njohur me këtë specie vetëm nga mbetjet e gjetura në rrjeta peshkimi ose në stomakun e grabitqarëve.
Pas një udhëtimi kërkimor në Oqeanin Jugor në dhjetor të vitit kaluar, një grup shkencëtarësh vuri re në filmimet e tyre edhe zbulimin e rrallë.

Por vetrëm tani ata kanë vendosur t’i ndajnë këto pamje me publikun në mbarë botën përmes National Geographic.
Kamerat e robotit nënujore SuBastian regjistruan kallamarin e veçantë dhe të rrallë Gonatus antarcticus Në thellësinë mbi 2 mijë e 100 metra, në Detin Weddell
Pamjet tregojnë kallamarin me ngjyra të forta dhe disa gjurmë në trup, por në gjendje të mirë.
Studiuesit e vëzhguan për rreth tre minuta, duke përdorur lazerë për të matur përmasat dhe duke ulur dritat për të parë sjelljen e tij natyrale.

Pas pak, ai u largua dhe u zhduk në errësirën e thellësive.
Identifikimi u bë falë një veçorie unike: një grep qendror në fund të çdo tentakuli, tipar dallues i kësaj specie.
Gonatus antarcticus dallohet jo vetëm nga ky grep, por edhe nga pamja e tij e veçantë. Ka një ngjyrë të kuqe të ndezur, tentakula të gjata me thithësa për kapjen e prenë dhe arrin deri në një metër gjatësi.
Zakonisht qëndron pezull i qetë në ujë, ndërsa në trup shpesh mbart gjurmë nga përplasjet me grabitqarë të tjerë të thellësive.
Ekspertët thonë se ky zbulim është dëshmi se oqeanet polare fshehin ende sekrete të mëdha dhe se ndryshimet klimatike po ndikojnë edhe në këto ekosisteme të paprekura.