Lajme

Berisha konfirmon Gazment Bardhin si kryetar të grupit të PD: E ka kryer detyrën me dinjitet

Megjithëse kujdeset të thotë se vendimin do ta marrë grupi parlamentar, Sali Berisha e ka konfirmuar sot Gazment Bardhin si drejtuesin e deputetëve në Kuvend në 10 shtator.

I pyetur në konferencën për shtyp Berisha u shpreh me vlerësime maksimale për Bardhin.

Do shkoni me Gazment Bardhin si kryetar grupi në shtator?

Berisha: Do ta përcaktojë grupi parlamentar.

Është mundësia që Bardhi të mos jetë kryetar i grupit parlamentar në shtator?

Berisha:Nuk po prononcohem, por kam vlerësim qartësisht pozitiv për detyrën që Bardhi ka kryer si kryetar grupi. Funksionet ne i përcaktojmë në mënyrë demokratike, ka një rregull që do të zbatohet. Meqenëse po më pyet mua, Gazment Bardhi gjykoj se e ka kryer me dinjitet atë detyrë. Do të jetë grupi që e përcakton.

Ju do e votoni?

Berisha:A ka mundësi që sekretin e votës të ma respektosh? Kaq.

Do ta hapni seancën e 10 shtatorit?

Berisha:Nuk mund ta hap kurrë një Parlament jolegjitim, nuk mund t’i bëj vendit tim një anti-shërbim të tillë. Po të ishte legjitim, do ta bëja me kënaqësi. Ky Parlament nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button