Life Style

Sharon Stone flet për burrat: Ata harrojnë se jemi ne që vendosim

Aktorja e njohur 67-vjeçare, Sharon Stone, ka reflektuar në një intervistë për Harper’s Bazaar Spain mbi marrëdhënien e saj me burrat dhe ndikimin që kanë pasur këshillat e të atit që në fëmijëri.

Ajo kujton se babai e inkurajonte të mos dorëzohej, por të luftonte për veten – një mësim që e ka shoqëruar si në jetën personale, ashtu edhe në karrierë.

Stone pranon se suksesi i saj në Hollywood, me filma si ‘Basic Instinct’, ka pasur gjithmonë një çmim, pasi të tregosh forcë dhe karakter shpesh nuk është mirëpritur në industrinë e filmit.

E njëjta kujton se figura të forta femërore kanë hyrë në jetën e saj në momente vendimtare, duke i dhënë këshilla të shkurtra, por shpëtimtare.

 ‘Në një farë mënyre, ato gra më shpëtuan jetën’, rrëfen ajo.

Duke e zgjeruar këtë reflektim, Stone flet për fuqinë femërore, duke theksuar se gratë janë krijueset dhe vendimmarrëset e botës, pavarësisht bindjes se burrat kontrollojnë gjithçka.

Sot, me përvojën e viteve, e sheh më qartë mënyrën si burrat kanë reaguar ndaj pavarësisë së saj, por zgjedh të mbetet besnike ndaj mësimeve të fëmijërisë: të mos dorëzohet kurrë, edhe nëse kjo sjell pakënaqësi apo rezistencë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button