Bota
Sediljet as ulur e as në këmbë, që mund të përdoren në 2026-ën, në linjat e avionëve ‘low cost’

Disa kompani ajrore me kosto të ulët po mendojnë të prezantojnë deri në vitin 2026 ulëset “Skyrider 2.0”, një lloj sedilje të stilit biçikletë, me mbulesë të butë, të destinuar për fluturime të shkurtra, por që je as ulur e as në këmbë.
Ky koncept i ri u mundëson kompanive të rrisin kapacitetin e pasagjerëve me 20% dhe të reduktojnë peshën e avionit. I vetmi lajm i mirë është se kjo zgjidhje mund të sjellë ulje të çmimeve të biletave.

