Lajme

Pas aksidentit tragjik në Sarandë–Delvinë, hapen dyert e mortit në familjen Dhimaku, lan pas vëllain me leuçemi

Një aksident i rëndë me pasojë dy viktima dhe një të plagosur ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin nacional Sarandë–Delvinë, në vendin e njohur si “Pularia”. Autori i aksidentit është identifikuar si Kevi Norra, 23 vjeç, banues në qytetin e Fierit, i cili është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake, i riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Rezultatet e testit të alkoolit treguan se ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli në momentin e përplasjes.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, banuese në fshatin Kopaçez. Të dyja vajzat ishin më të rriturat e familjes, ndërkohë që në shtëpi kanë lënë një vëlla 10-vjeçar, i cili vuan nga leuçemia. Në këtë familje janë hapur dyert e mortit, ndërsa komuniteti lokal është tronditur nga ngjarja.

Në aksident mbeti e plagosur rëndë edhe 24-vjeçarja Antonela Zhupa. Sipas mjekëve të spitalit të Sarandës, ajo kishte politrauma, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Për mjekim më të specializuar, ajo u transportua me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndaj Kevi Norrës janë ngritur akuza për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button